Logo

Shkolla 9-vjeçare "Gjergj Kastrioti" Lezhë

Shkolla e parë shqipe në Lezhë që në 1957

Panairi i Profesioneve
Në shkollën tonë u zhvillua me sukses “Panairi i Profesioneve”, një aktivitet i rëndësishëm që i dha nxënësve mundësinë të njihen nga afër me profesione të ndryshme dhe të marrin informacion mbi karrierat e ardhshme.
Gjatë panairit u prezantuan fusha të ndryshme si teknologjia, mjekësia, hidraulika dhe shumë të tjera, duke ndihmuar nxënësit të kuptojnë më mirë zgjedhjet e tyre profesionale.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.
Faqja e web-it zyrtare së shkollës 9-vjeçare "Gjergj Kastrioti" Lezhë
Mirë se vini në faqen zyrtare të Shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë. Kjo faqe është krijuar për të ofruar informacion të plotë dhe të përditësuar mbi aktivitetet shkollore, njoftimet, dhe arritjet e nxënësve. Qëllimi ynë është të forcojmë komunikimin mes shkollës, nxënësve dhe prindërve, duke promovuar një mjedis arsimor bashkëkohor, cilësor dhe gjithëpërfshirës.